- Topi-Turk në forumin e biznesit shqiptaro-slloven
Në prani të dy presidentëve u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike Sllovene. Topi ftoi biznesin slloven të jetë pjesë e investimeve në resurset që afron vendi ynë.
- Zvërnec, ndryshimi i motit, gjallesat dalin në bregdet
Shtrëngatat e ditëve të fundit të shoqëruara me ndryshimin e rrymave detare, kanë sjellë në bregdetin e Zvërnecit një dukuri të pazakontë, atë të mbipopullimit të bregdetit me barëra detare dhe me gjallesa që jetojnë vetëm nën 20 m thellësi.
- Prifti pret Urslo: Marëdhënie më të forta dypalëshe
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti priti sot në takim Z.Adolf Urslo Zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë. Urslo gjatë takimit shprehu besimin e plotë të qeverisë italiane për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
- Miratohet pr/ligji për faljen e kamatvonesave
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin për faljen e kamatvonesave të sigurimeve shoqërore në sektorin e bujqësisë. Përfitues të këtij drafti janë rreth 75 mijë fermerë. Efekti financiar në buxhet,rreth 250 mln lekë.
- Tërmeti në Dibër, bora e parë gjen banorët nën cadra
Bora e parë e këtij viti i ka gjetur nën cadra banorët e dy komunave në Dibër. Situata bëhet alarmante pas rënies së temperaturave, ndërsa banorët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre pasi janë dëmtuar nga tërmeti i 6 shtatorit.
- Barroso-Topallit: Shqipëria në BE, mundësi të mëdha
Presidenti i KE-së Jose Manuel Barroso i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Në letrën inkurajuese të Barrosos theksohet se tashmë për Shqipërinë ka mundësi të mëdha edhe në BE.
- “Gërdeci”, Raporti i KE: Ti shkohet deri në fund
Progres raporti i Ke i referohet tragjedisë së Gërdecit, duke thënë se cështja ndaj të akuzuarit kryesor ish ministrit të Mbrojtjes Mediu u pezullua për shkak të imunitetit të ri, ndërsa shton se kjo cështje duhet të hetohet deri në fund.
- Autobusi përplaset me një furgon, pasagjerët në panik
Një autobuz me targa të Kosovës është përplasur me një automjet tip furgon në afërsi të Ujit të Ftohtë në segmentin e Qafës së Malit. Përplasja e mjeteve ka shkaktuar panik tek pasagjerët, për shkak të terrenit të thepisur.
- Unaza e Tiranës, Rama: Berisha nuk kupton detyrën e tij
Kreu i Bashkisë së Tiranës reagon pas deklaratës së kryeministrit për hapjen e një tenderi për Unazën e madhe të kryeqytetit, duke thënë se Berisha nuk kupton detyrën e tij, duke e akuzuar për cenim të autonomisë së pushtetit vendor.
- Ambasadori Withers: Shëndetësia, buxhet të vogël
“Sistemi shëndetësor në Shqipëri duhet forcuar pasi është po aq i rëndësisëm sa edhe sitemet e tjera në vend. Krahasuar me vendet e rajonit, shëndetësia shqiptare ka buxhetin më të vogël për frymë” deklaroi Ambasadori amerikan.
- ... more news